Wednesday, November 27, 2024
HomeSportAtalanta triumfon pas 32 vitesh ndaj Juventusit në Torino

Atalanta triumfon pas 32 vitesh ndaj Juventusit në Torino

Juventusi ka pësuar një humbje tjetër në Serie A, këtë herë nga skuadra e Atalantës, e vlefshme kjo për xhiron e 14-të në Serie A.

 

Mysafirët triumfuan me golin vendimtar të sulmuesit kolumbian, Duvan Zapata i cili realizoi në minutën e 28-të nga një asistim i mbrojtësit shqiptar, Berat Gjimshiti.

Pas një gabimi në mes të fushës nga Alvaro Morata, topi i doli mbrojtësit shqiptar Berat Gjimshitit, i cili dha një pasim fantastik në drejtim të Zapatas i cili ky i fundit e konkretizoi në gol.

Juventusi bëri përpjekje të mëdha për ta barazuar rezultatin në pjesën e dytë, megjithatë rrjetat mbetën të paprekura.

Kjo është fitorja e parë e Atalantas që e realizon ndaj Juventusit në Torino që nga tetori i vitit 1989.

Me këtë disfatë, Juventusi bie në pozitën e tetë me 21 pikë të mbledhura, gjersa Atalanta i afrohet kreut të tabelës, duke u gjendur e katërta me 28 pikë të mbledhura.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments