Inter është në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Atalantës me rezultat 2-1.
Vendasit e nisën më mirë ndeshjen duke hapur llogarinë në minutën e 5-të me anë të Lautaro Martinez i cili realizoi një eurogol, pas një asistimi të Nicolo Barellas.
Mysafirët u kundërpërgjigjën mjaft mirë duke e përmbysur rezultatin brenda tetë minutave.
Ishte Malinovsky fillimisht i cili barazoi shifrat në minutën e 30-të, gjersa Toloi i dha avantazhin Atalantas me golin e tij të dytë në minutën e 30-të, me të cilin gol u përmbyll pjesa e parë.
Mbetet të shihet se si do të reagojë skuadra e Inter pas pjesës së dytë, pasi ‘zikaltrit’ ishin në disavantazh pas pjesës së parë edhe në ndeshjen e kaluar ndaj Fiorentinas, megjithatë përmbysën gjithçka në pjesën e dytë me tre gola të realizuara.
WHAT A GOAL BY LAUTARO MARTINEZ! #Inter #Lautaro pic.twitter.com/uoCrNQJsKy
— Ronald Morgan (@ronaldmorgan_) September 25, 2021