Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaAsnjëri nga katër kandidatët s’arritën t’i marrin votat e mjaftueshme për gjyqtar...

Asnjëri nga katër kandidatët s’arritën t’i marrin votat e mjaftueshme për gjyqtar në Kushtetuese, nis rundi i dytë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për dy kandidatë për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese nga katër sa janë në garë.

Nga numërimi i votave të deputetëve asnjëri nga ta s’ka marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, kurse kandidati Dukagjin Abdyli është diskualifikuar nga gara pasi ka marrë më së paku vota.

“Pas procedurës së fshehtë dhe pas numërimit,  në votim kanë marrë pjesë 102 deputetë, të pavlefshme kanë qenë 4 vota, Etrur Maloku: 47 vota Dukagjin Abdyli: 46 vota Bardh Bokshi : 49 vota, Albert Avdiu: 49vota.  Asnjëri nga kandidatët nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur anëtar i Gjykatës Kushtetuese, prandaj përsëritet votimi kurse ai që ka më së paku vota hiqet nga gara dhe vazhdon raundi i dytë me këtë rast Dukagjin Abdyli hiqet nga gara”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments