Tuesday, March 4, 2025
HomeLajmeKosovaAsnjë përditësim që nga dje pasdite, rezultatet aktuale të numërimit të votave...

Asnjë përditësim që nga dje pasdite, rezultatet aktuale të numërimit të votave nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka bërë më asnjë përditësim të të dhënave  për rezultatin e numërimit të votave nga përfaqësitë diplomatike që nga ora 18:56 të së enjtes.

Sipas faqes zyrtare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se pas numërimit të mbi 67 për qind të votave nga përfaqësitë diplomatike, Lëvizja Vetëvendosje prin me 81.97 për qind apo 5.581 vota.

Në vendin e dytë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 511 vota, apo 7.50 për qind.

Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 6.14 për qind apo 418 vota, pasuar nga koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Konservatorët e Intelektualët me 1.50 për qind apo 102 vota.

Më 8 shkurt, për herë të parë Kosova organizoi votim fizik të pjesëtarëve të mërgatës në përfaqësitë diplomatike të shtetit në botë.

Votimet u mbajtën në 43 vendvotime në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Kosovës, në 19 shtete të ndryshme të botës.

Pjesëmarrja në votimet në ambasada dhe konsullatat e Kosovës nëpër botë ishte 73.56 për qind, përkatësisht nga 20.324 persona të regjistruar për të votuar në përfaqësitë diplomatike, 15.552 prej tyre e shfrytëzuan këtë të drejtë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments