Saturday, November 16, 2024
HomeLajmeKosovaAsnjë nga gratë shtatëzëna me Covid-19 nuk janë të vaksinuara – Flasin...

Asnjë nga gratë shtatëzëna me Covid-19 nuk janë të vaksinuara – Flasin nga klinika e Gjinekologjisë

Edhe përkundër thirrjeve të mëdha për vaksinimi, 11 shtatëzanët e prektura nga Covid-19, të cilat janë të shtrira në Klinikën e Gjinekologjisë nuk e kanë marrë vaksinën kundër Covid-19.

 

Në Klinikën e Gjinekologjisë, aktualish janë të shtrira 11 shtatëzëna të prekura me Covid-19, ku prej tyre pesë janë në oksigjenë terapi, por që të gjitha këto gra janë të pavaksionuar.

Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Gazetën Insajderi, drejtori i Gjinekologjisë, Jakup Ismaili.

“Për momenti i kemi 11 shtatëzëna gjendja e tyre është stabile, 5 janë në oksigjenë, të tjerat janë në pritje të lindjes, një nënë ka lindur sot, gjendja e tyre është e mire. Të gjitha këto shtatzana janë të pavaksionuara”, ka thënë Ismaili për Insajderin.

Ditëve të fundit është shtuar thirrja për vaksinimin  e grave shtatëzëna për shkak të rrezikut nga virusi tek ky grup.

Gjinekologu kosovar, Blerim Syla të hënën u ka bërë thirrje grave shtatëzëna që të vaksinohen, pasi thotë se vetëm vaksina i mbron ato dhe fëmijët e tyre nga virusi Covid-19.

Ministra e Shëndetësisë e udhëhequr nga Arben Vitia u kritikua se po nuk po bënë fushatë për vaksinimin e grave shtatëzana.

Para tre ditësh, një 28-vjeçare shtatzënë nga Vushtrria ishte viktima e radhe si pasojë e infektimit me COVID-19.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments