Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaAsnjë i vdekur me COVID-19 në 24 orët e fundit: Më shumë...

Asnjë i vdekur me COVID-19 në 24 orët e fundit: Më shumë të shëruar sesa raste të reja

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë si pasojë e COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 13 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i plotë:

24 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 2.283 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.205.

Në total numri i rasteve aktive është 456.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments