Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeAshton: Asociacioni erdhi si synim për ta larguar Beogradin nga Veriu dhe...

Ashton: Asociacioni erdhi si synim për ta larguar Beogradin nga Veriu dhe për t’i afruar serbët me Prishtinën

Ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Baronesha Catherine Ashton, nën ndërmjetësimin së cilës ishte nënshkruar edhe Marrëveshja e vitit 2013 ku përfshihet edhe Asociacioni, në një intervistë për KosSev ka folur për pikat e Marrëveshjes dhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe

Ashton ka thënë se Asociacioni është si rezultat i një prej shtatë pyetjeve të shtruara për Beogradin dhe Prishtinën në kuadër të Dialogut.

Sipas saj, është e rëndësishme që komuniteti serb të ketë një raport të veçantë me institucionet në Prishtinën dhe se Asociacioni ka rrjedhur bazuar mbi këtë dhe mbi qëllimin për eliminimin e ndërhyrjes se Beogradit në Veri dhe që Beogradi të mos jetë pjesë e strukturave serbe në Veri të Republikës së Kosovës, trasnmeton Express.

“Asociacioni vjen nga një nga shtatë pyetjet që i kam bërë Beogradit dhe Prishtinës në dialog. Pyetja për Prishtinën ishte: Për ta bërë Beogradin që të mos ndërhyjë – siç e shohin ata në Prishtinë, apo që Beogradi të mos jetë pjesë e strukturave në veri të Kosovës, është e rëndësishme që komuniteti serb të ketë një marrëdhënie  të veçantë me Prishtinën”, ka thënë Ashton për KoSSev.

Ashton tutje ka thënë se raporti në mes të komunitetit serb dhe institucioneve qendrore në Prishtinë mund të bëhej veçanërisht i rëndësishëm nëse do të kishin një lidhje të drejtpërdrejtë, në momentin kur do të kishin probleme.

“Në Aktin Evropian të Qeverisjes Vendore, i gjithë Bashkimi Evropian mund të bashkëpunojë për të ofruar shërbime kudo, gjë që është pjesë e ligjit evropian. Prandaj, ata mund t’i bëjnë marrëdhëniet e tyre veçanërisht të rëndësishme në mënyrë që komuniteti serb të ketë një lidhje të drejtpërdrejtë dhe urgjente me Prishtinën kur të ndjejë se ka një problem”, ka thënë Ashton.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments