Gazetari Arben Ahmeti, përmes një statusi në Facebook ka reaguar pas takimit që kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar sot me shefin e UNMIK-ut, Zahir Tanin.
Duke marrë parasysh që në vitin 2006, Kurti së bashku me aktivistë të tjerë kishin bllokuar hyrjet e selisë së UNMIK-ut në Kosovë, duke kërkuar që ky mision ndërkombëtar të largohej nga Kosova, Ahmeti ka thënë se nuk e kishte pritur që Kurti të ishte më miqësor me UNMIK-un se sa disa nga ish-kryeministrat e Kosovës.
“As në skenarin më të keq nuk kam pritur që Albin Kurti të jetë më miqësor me UNMIK-un se sa Hashim Thaçi, Ramush Hardinaj e Isa Mustafa”, ka shkruar Ahmeti.
Në fund, Ahmeti ka shprehur “lavdi” për mundin dhe përpjekjen e secilit aktivist kundër “regjimit të UNMIK-ut”.
Postimi i plotë: