Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka lavdëruar sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang dhe thotë se preferon versionin e ri të 32-vjeçarit.
Aubameyang zhgënjeu në sezonin 2021/22, por këtë edicion ka shënuar shtatë gola dhe dhuruar dy asistime në të gjitha garat.
Kapiteni i “Topçinjve” ende nuk ka arritur nivelin e vjetër, por Arteta beson se është përmirësuar shumë.
“Nuk do flisja vetëm për golat, është çfarë Aubameyang po bën në fushë. Asnjëherë nuk e kam parë duke bërë diçka të tillë”.
“Përpos golave, festimit kur e dërgojnë topin në rrjetë, a e shihni mënyrën si vrapon, si bën presion te topi dhe mënyrën e lojës, si është lider në lojë? E preferoj këtë Aubameyang”, deklaroi ai.
Katër gola të Premierligës nga Aubameyang kanë ardhur këtë sezon, me klubin anglez që renditët në pozitën e 10-të.