Friday, November 22, 2024
HomeLajmeKosovaArsyet pse doli nga VV dhe krijimi i një grupi të ri...

Arsyet pse doli nga VV dhe krijimi i një grupi të ri parlamentar: Krejt çka tha Humolli në “Pressing”

Deputeti Fatmir Humolli ka treguar arsyet të cilat e larguan nga grupi parlamentar i VV-së. I ftuar mbrëmë në Pressing në T7, ai thotë se pati dy kërkesa për kryeministrin Albin Kurti para zgjedhjeve, në kohën kur aderoi në VV.

Humolli tash është deputet i pavarur në Kuvend dhe nuk i është bashkuar asnjë subjekti tjetër. Ai thotë se janë dy kushte që nuk u plotësuan dhe e detyruan të largohet. E para është një premtim që pati për investime në prodhime në fshatra. E dyta është acarimi brenda shoqërisë.

“Kam kërkuar 1000 fshatra prodhuese. Duhet të kreditohen por që shteti duhet të paguajë interesin që të mos ketë humbje. Kështu do të punësoheshin 16 mijë persona”, tha ai.

“Nuk ka qenë marrëveshje me shkrim. Me vajtu publikisht marrëveshjen nuk çon peshë për mu. Nuk luan rol. Ai nuk më ka thënë se nuk bën. Futemi në kredi prej bankave dhe jemi në marrëdhënie me ta. Interesin ua paguajmë ne”, shtoi Humolli.

Ai shton se acarimet në shoqëri kanë mundur të evitohen dhe se grupet e ndryshme kanë pritur shumë nga VV dhe sjellja me arrogancë ka qenë e panevojshme.

“Kërkesa e dytë ka qenë që të mos krijohen acarime në shoqërinë tonë. Të mos ketë konflikte. Kam thënë se arroganca dhe vendosmëria nuk kanë të përbashkët asgjë. Mund të jesh i vendosur, por jo arrogant. Qeveria është sjellë me arrogancë me mekanizmat që ndërtojnë shoqërinë tonë. E kemi çështjen e veteranëve. Na ka futur në konflikt. Për shembull mua, më ka futur në konflikt me shumë persona bashkë me të cilët kam luftuar. Konflikti me veteranët ka qenë i panevojshëm. Me punëtorët e arsimit ka qenë i panevojshëm. Edhe me punëtorët e sektorëve të ndryshme. Këto grupe kanë pritur nga VV-ja”, përfundoi ai

Ai thotë se u bind që t’i bashkohej VV-së, pasi që mendonte se mund të bënte ndryshim.

Ai beson se VV nuk do të arrinte shumicën e bindshme pa të.

“VV-ja nuk mund të arrinte 51% pa mua”, tha ai në emisionin Pressing në T7.

Humolli ka vazhduar duke thënë se VV ka acaruar shoqërinë dhe ka nxitur konflikte të brendshme të panevojshme.

Humolli thotë se çështjet, sikur ajo e veteranëve dhe punëtorëve të arsimit, kanë mundur të zgjidhen shumë lehtë dhe pa arrogancë pasi që këto grupe kanë qenë për ardhjen në pushtet te VV-së me shpresën për gjetje të zgjidhjeve të problemeve të tyre.

“Kërkesa e dytë ka qenë që të mos krijohen acarime në shoqërinë tonë. Të mos ketë konflikte. Kam thënë se arroganca dhe vendosmëria nuk kanë të përbashkët asgjë. Mund të jesh i vendosur, por jo arrogant. Qeveria është sjellë me arrogancë me mekanizmat që ndërtojnë shoqërinë tonë. E kemi çështjen e veteranëve. Na ka futur në konflikt. Për shembull mua, më ka futur në konflikt me shumë persona bashkë me të cilët kam luftuar. Konflikti me veteranët ka qenë i panevojshëm. Me punëtorët e arsimit ka qenë i panevojshëm. Edhe me punëtorët e sektorëve të ndryshme. Këto grupe kanë pritur nga VV-ja”.

Megjithatë Humolli tha se ekziston mundësi që të krijohet një grup i ri parlamentar me të larguarit nga VV.

Prej fillimit të mandatit të kësaj legjislature, nga grupi i VV-së janë larguar tri persona. Haki Abazi dhe Fatmir Humolli u larguan së fundi dhe janë të pavarur, ndërsa Doarsa Kica Xhelili i është bashkuar LDK-së.

Humolli e pranon se si deputet i vetëm je i pafuqishëm, ndërsa shton se me Abazin kanë të përbashkëta.

“Si individ je i pafuqishëm. Nuk mund të japësh më shumë. Ka nevojë për krijimin e një grupi. Por nuk mund t’i them askujt hajde, pa qenë ai i vetëdijshëm që po i bashkojmë fuqitë. Ai që do mu bashku me mu, e di se nuk kemi rrugë të lehtë”, tha ai.

“Me Hakiun kemi të përbashkëta, ka njohuri në politikën e jashtme. Ai njeh disa gjëra, unë disa. Unë e njoh sigurinë si mund të frymojë”, shtoi Humolli.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments