Topçinjtë e Mikel Artetas kanë vazhduar formën e mirë dhe fitoret në kampionat, duke mposhtur edhe Blutë dhe duke rikthyer kryesimin e ligës.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe raste më të shumta të Arsenalit, por asnjëra skuadër nuk arriti ta tund rrjetën.

Rastet më të mira në këtë pjesë i takuan Ben White dhe Gabriel Jesus, por asnjeri nuk arriti ta gjej rrugën e golit.

 

Në pjesën e dytë, Arsenali shtoi përpjekjet dhe lojën e mirë, me raste të shumta, teksa gjeti edhe golin i cili doli të ishte i fitores.

Goli i vetëm dhe i fitores në këtë pjesë u shënua në minutën e 63-të me anë të Gabriel Magalhaes, i cili shënoi nga afërsia për 0-1 pas asistimit të Bukayo Saka.

Deri në fund, pati edhe raste tjera nga të dyja skuadrat, por portat mbeten të paprekura dhe Arsenali mori tri pikë të mëdha.

 

Pas kësaj fitore, Topçinjtë e shohin veten në pozitën e parë me 34 pikë, ndërsa Blutë renditen në vendin e shtata me 21 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Arsenali udhëton te Wolverhampton Wanderers, ndërsa Chelsea luan në udhëtim te Newcastle.