LDK-ja dhe Vetëvendosje e kanë nënshkruar marrëveshjen e parë të koalicionit për zgjedhjet e 14 nëntorit.
Kjo marrëveshje është arritur në Junik, atje ku LDK është balotazh me AAK-në.
Këtë e ka bërë të ditur vet kandidati i kësaj partie për të parin e Junikut, Ruzhdi Shehu.
Në raundin e parë, AAK në këtë komunë fitoi 47.26 për qind, LDK fitoi 37.87 për qind si dhe VV fitoi 12.11 për qind.
Postimi i plotë i Shehut:
Të dashur junikas,
LDK Dega në Junik dhe LVV Qendra në Junik, kanë nënshkruar marëveshje të bashkëpunimit mes tyre. Ditëve në vijim do të publikojmë edhe programin e përbashkët qeverisës 2022-2025, të cilin do e realizojmë deri në fund brenda mandatit tonë të parë qeverisës.
Ky moment është historik për Junikun sepse fitorja jonë me 14 nëntor dhe ndryshimi pas 12 viteve në Junik është i pandalshëm.
Të bashkuar me Vetëvendosjen në Junik, tanimë kemi shumicën e anëtarëve në Kuvendin Komunal të Junikut (9 nga 15 ose 60% e ulëseve në Kuvendin e Junikut). Padyshim që do të kemi edhe përkrahjen e nevojshme nga Qeveria e Kosovës për të realizuar projektet tona zhvillimore për Junikun. Kur kësaj i shtojmë edhe mbështetjen pa rezervë që kemi nga mërgata e Junikut, nuk mbetet asnë dilemë se me 14 nëntor do të konfirmohet fitorja jonë në Komunën e Junikut.
Ju ftoj që në vijim të ndjekni disa pamje nga ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit në mes të LDK dhe LVV në Junik.