Tuesday, November 26, 2024
HomeBotaArrihet armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës në këtë rajon

Arrihet armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës në këtë rajon

Guvernatori i rajonit Luhansk në Ukrainën lindore tha se është arritur marrëveshja për një armëpushim lokal për evakuimin e civilëve të bllokuar nga luftimet.

Guvernatori Serhiy Gaidai tha në aplikacionin e mesazheve Telegram se armëpushimi do të hynte në fuqi në orën 9 të mëngjesit sipas orës lokale.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Deri më tani, lufta në Ukrainë ka shkaktuar miliona refugjatë.

Nga fillimi i luftës deri në mesnatën e 19 marsit, Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) regjistroi 902 civilë të vrarë dhe 1,459 të plagosur.

Zyrtarët ukrainas thonë se mijëra civilë janë vrarë.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës raportoi të shtunën se 112 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftimeve ndërsë shumë se 140 fëmijë janë plagosur.

Një krizë e theksuar humanitare po zhvillohet momentalisht në qytetin- port të Mariupolit ku vlerësohet se mbi 200,000 civilë mbeten të bllokuar pa ujë, rrymë dhe furnizime ushqimore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments