Ankuesi mashkull, punëtor i postës së shpejt ka raportuar se derisa ka qenë në veturë dy persona të panjohur të maskuar, nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash prej 970 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Pas hetimeve është vërtetuar se ankuesi ka inskenuar rastin, ku i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rasti është raportuar të ketë ndodhur në Mazgit të Obiliqit.