Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaArrestohet një shtetas i huaj, dyshohet se ka falsifikuar dokumentet për leje...

Arrestohet një shtetas i huaj, dyshohet se ka falsifikuar dokumentet për leje qëndrim të një shteti tjetër

Policia e Kosovës (PK) ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të huaj nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve për leje qëndrim të një shteti tjetër.

Sipas Policisë, personi ishte arrestuar në orët e pasdites në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore për menaxhim dhe kontroll efikas të kufirit.

“Autoritetet policore të Republikës së Kosovës gjatë kontrollit të dokumenteve kanë ngritur dyshimin e bazuar sa nga i dyshuari shtetas i huaj janë falsifikuar leje qëndrimet e një shteti tjetër dhe kanë ndërmarr veprimet për verifikim të mëtejmë”, thuhet në njoftimin e PK.

Për rastin të iniciuar si “falsifikim të dokumentit”, është njoftuar prokurori.

Në konsultim me prokurorin kompetent dokumentet e dyshuara si të falsifikuara janë sekuestruar, përderisa i dyshuari është ndaluar për procedura të mëtejme.

 

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Arrestohet nga Policia Kufitare e Kosovës personi me shtetësi të huaj nën dyshimin për falsifikimi të (dokumenteve) leje qëndrimit të një shteti tjetër

Policia e Kosovës, konkretisht Autoritetet e Policisë Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” sot më 13.09.2021, në orët e paradites gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore për menaxhim dhe kontroll efikas të kufirit kanë ndaluar një person mashkull, shtetas i huaj nën dyshimin për “falsifikim të dokumenteve”, i cili bashkë me disa persona tjerë tentonte të udhëtoj për në relacione tjera.

Autoritetet policore të Republikës së Kosovës gjatë kontrollit të dokumenteve kanë ngritur dyshimin e bazuar sa nga i dyshuari shtetas i huaj janë falsifikuar leje qëndrimet e një shteti tjetër dhe kanë ndërmarr veprimet për verifikim të mëtejmë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe është iniciuar rasti për “falsifikim të dokumentit”.

Në konsultim me prokurorin kompetent dokumentet e dyshuara si të falsifikuara janë sekuestruar, përderisa personi i dyshuar mashkull është ndaluar për procedura të mëtejme.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për garantimin e lëvizjes së lirë të të gjithë njerëzve pa dallim ashtu siç e përcakton ligji dhe procedurat, si dhe në të njëjtën kohë duke aplikuar një menaxhim dhe kontroll profesional dhe efikas të kufirit shtetëror në funksion të parandalimit të shkeljeve të proceduarave të parapara me ligjet në fuqi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments