Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaArrestohet një serb në Jarinjë, kishte urdhër gjyqësor për një rast në...

Arrestohet një serb në Jarinjë, kishte urdhër gjyqësor për një rast në vitin 2022

Serbi, Dushan Neshiq, është arrestuar mëngjesin e sotëm në pikën kufitare në Jarinjë.

Këtë e konfirmoi zv/drejtori i Policisë për Veriut, Veton Elshani.

Ai tha se arrestimi është bërë në bazë të një urdhri gjyqësor për një rast të vitit 2022, që ka të bëjë me “kërcënime”.

Elshani shtoi se ai është arrestuar derisa po hynte nga Serbia në Kosovë.

I arrestuari ndodhet në ndalim policor në stacionin në Mitrovicë të Jugut.

“Personi është ndaluar të hënën rreth orës pesë të mëngjesit, teksa po hynte në Kosovë nga Serbia. I dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe gjendet në stacionin policor në Mitrovicën e Jugut”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments