Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar se është arrestuar një polic për shkak të dëmtimit të provave nga aksioni i djeshëm për shkatërrimin e laboratorit të drogës në Izvor të Zveçanit.
Polici i arrestuar është nga Njësia e Reagimit të Shpejtë-Veri, i cili është dërguar edhe në mbajtje.
“Për shkak të dëmtimit të provave nga aksioni i djeshëm për shkatërrimin e laboratorit të drogës në Izvor të Zveçanit, nga Inspektoriati Policor i Kosovës arrestohet një zyrtar policor nga Njësia e Reagimit të Shpejtë -Veri dhe dërgohet në mbajtje.
Zero tolerancë ndaj krimit, posaqërisht atij brenda rradhëve të policisë! Për polici të pastër në shërbim të ligjit e qytetarëve! Për polic të ndershëm e profesional!”, shkroi Sveçla në Facebook.
Sveçla deklaroi dje se vlera e drogës së konfiskuar rezulton në vlerë 6 milionë euro.