Stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , në bazë të një informacioni të pranuar, ka arritur që sot të arrestojë një person nga Ferizaj, me inicialet O.B (M/K) , 29 vjeçar.
“Ai ishte i kërkuar, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) viteve, për veprën penale : sulm sexual”, thuhet nga policia.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet nga policia në një njoftim për media.