Policia në Ferizaj ka bërë të ditur se stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni të pranuar ka arritur që sot të arrestojë një person me inicialet A.P (M/K) i moshës 28 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘’Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’’, me dënim burgimi prej 6 muajve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet nga policia në Ferizaj.