Policia në Ferizaj në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, ka arritur që dje të arrestojë një person me inicialet E.N, i moshës 26 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor ’’dhe veprën tjetër penale ‘’ Kanosje’’, me dënim burgimi prej gjashtë muajve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.