Një mësimdhënëse e ciklit të ulët është arrestuar të premten që lamë pas.
Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se Shqipe Muja e ka rrahur fizikisht kunatën e saj, duke i shkaktuar lëndime trupore në krah.
Muja është dërguar për 48 orë në mbajtje me urdhër të prokurorit.
Kjo nuk është hera e parë që mësimdhënësja ka probleme me ligjin.
Kohë më parë ajo ishte akuzuar për ngacmim seksual dhe ndaj saj rëndojnë edhe disa ankesa nga prindërit e nxënësve.
Indeksonline ka marrë edhe raportin e policisë për rastin e fundit të mësimdhënëses.
“Me datë 21. 03 2025, rreth orës 11:40 minuta viktima ka raportuar në stacionin policor Istog, se Shqipe Muja, e ka sulmuar duke e goditur me ç’rast viktima kishte pësuar lëndime. E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor Istog, dhe është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës.
Me urdhër të prokurorit shtetit e dyshuara është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.