Me datë 28 prill 2021, policia rajonale në Prizren me autorizim të Prokurorit të Shtetit e shpalli publikisht në kërkim policor të dyshuarin Burhan Mehmet Cej, i lindur në vitin 1973, në Mitrovicë.
Pas shpalljes publike hetuesit policor pranuan shumë informata për lëvizjet dhe qëndrimin e të dyshimtit, qytetarët bashkëpunuan ngushtë më policinë, dhe me datë 06 qershor 2021, i dyshimti i cili ishte në përcjellje të policisë nga Njësia e Inteligjencës për Persona të Arratisur (NJIPA) u ndalua në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.
Pas ndalimit dhe arrestimit, u informua Prokurori i cili lëshoj aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë.
Andaj, duke qenë të përkushtuar në zbatim të ligjit dhe mbrojtjes se jetës dhe pronës së qytetarëve, policia falënderon të gjithë qytetarët që bashkëpunuan ngushtë për ndalimin e të dyshimtit nga momenti i shpalljes publike e deri te ndalimi i tij.