Sunday, November 24, 2024
HomeBotaArrestohet ish-ministri armen i Mbrojtjes, dyshohet se përfitoi miliona dollarë

Arrestohet ish-ministri armen i Mbrojtjes, dyshohet se përfitoi miliona dollarë

Ish-ministri armen i Mbrojtjes, Davit Tonoyan, është arrestuar në lidhje me një hetim për furnizimin me municion për forcat e armatosura.

Shërbimi për Siguri Kombëtare të enjten e konfirmoi arrestimin e ish-zyrtarit të lartë. Arrestimi ndodhi në orët e vona të së mërkurës, shkruan Free Europe,

Autoritetet armene njoftuan se është arrestuar edhe tregtari i armëve, Davit Galstian dhe të dy burrat akuzohen për mashtrim të shtetit për rreth 2.3 miliardë dramë ose rreth 4.7 milionë dollarë amerikanë.

Tonoyan ka shërbyer si ministër i Mbrojtjes nga viti 2018 deri më 2020 dhe ishte shkarkuar vetëm disa ditë pas marrëveshjes së armëpushimit me Azerbajxhanin vitin e kaluar pas luftimeve për rajonin Nagorno-Karabak.

Marrëveshja për ndërprerjen e luftimeve u cilësua si humbje për Armeninë dhe nxiti protesta masive në këtë shtet. Sipas marrëveshjes, Azerbajxhani do t’i mbante nën kontroll territoret e fituara, të cilat që nga vitet e nëntëdhjeta ishin nën kontrollin e armenëve etnikë.

Tregtari i arrestuar ka disa kompani që i kanë furnizuar forcat e armatosura armene me armë e municion për shumë vjet.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments