Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e vjehrrit në Prishtinë, mbrëmjen e së martës.
“Sot nga njësiti i hetimeve të përgjithshme është siguruar prezenca e personit të dyshuar për vrasjen që ka ndodhë me datën 29.11.2023, në lagjen Emshir në Prishtinë.
Ndaj të dyshuarit E.B. mashkull, po kryhen procedurat e nevojshme policore”, ka thënë Ahmeti.
Ndryshe, ai dyshohet se kishte therur për vdekje babain e gruas, pas një mosmarrëveshje.
“VRASJE – Rr. Ali Vitia, Prishtinë 29.11.2023 – 21:30. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar-therur me thikë babanë e bashkëshortes së tij (vjehrrin), viktimën mashkull kosovar i cili duke mos u përballuar plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku. I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, theksohet në raport.