Një veturë ka goditur për vdekje një çiklist mesditën e sotme në Gjakovë.
Zëdhënësi i Policisë Nysret Xhurkaj ka dhënë detaje shtesë, duke thënë se e dyshuara lidhur me rastin është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ai ka shtuar se trupi iu është dorëzuar familjarëve.
“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestarë i Shtetit, i cili ka dale ne vendin e ngjarjes, dhe me kërkese te familjarëve te ndjerit, kufoma ju është dorëzuar familjarëve për ceremoni mortore, ndërsa e dyshuara është intervistuar ne prani te avokatit te saj mbrojtës, e me pas me urdhër te prokurorit është ndaluar ne mbajtje per 48 orë”, ka thënë Xhurkaj për Reporteri.net.
Ndryshe, sipas informacioneve paraprake nga Policia, rasti ka ndodhur rreth orës 12:00 në rrugën “Faik Konica”.