Një zyrtarë policorë është sulmuar gjatë ditës së sotme nga një person i dyshimtë në qytetin e Prishtinës.
38 vjeçari është arrestuar nga ana e policisë rreth orës 13:00 në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’.
Arrestimi i tij erdhi pasi i njëjti ka provuar ti shmanget legjitimimit policor dhe më pas në tentativë për ikje gjithashtu ka përdorur edhe sprejin lotues ndaj zyrtarit policor,sprej ky të cilin po e mbante pa leje.
“Ndërkohë qe në fazën preliminare po trajtohen rrethanat e ngjarjes që aktualisht sugjerojnë për armëmbajtje epa leje dhe sulm ndaj zyrtarit policor”, tha për lajmi.net zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Tutje ai tha se policia po vazhdon me veprimet e mëtejshme në koordinim me prokurorin e shtetit.