Tre persona janë arrestuar të hënën në Fushë-Kosovë, pasi që janë përfshirë në një përleshje ndërmjet vete.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, si pasojë e përleshjes dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.
Policia ka bërë të ditur se në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
“Fsh. Kuzmin, Fushë Kosovë / 20.05.2024 – 20:25. Tre meshkuj kosovarë janë arrestuar për arsye se ishin përfshirë në një përleshje ndërmjet vete. Si pasojë e përleshjes dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.