Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Ferizaj, pasi që pas një mosmarrëveshje, kishin sulmuar fizikisht një shtetas të Austrisë. Viktima dhe njëri nga të dyshuarit, kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është cilësuar si lëndim i lehtë trupor.“Rr. Ismail Raka, Ferizaj 17.10.2024, 14:10. Janë arrestuar dy të dyshuar (një mashkull dhe një femër) pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull shtetas të Austrisë. Viktima dhe njëri nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull kosovar është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara kosovare është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.