Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeArrestohen minatorët e Trepçës që u futën në grevë për rikthimin e...

Arrestohen minatorët e Trepçës që u futën në grevë për rikthimin e 10 minatorëve të suspenduar

Policia e Kosovës ka arrestuar minatorët e Trepçës të cilët para 4 ditësh u ngujuan në horizontin e 10-të të minierës për të protestuar në lidhje me rikthimin e 10 minatorëve që u larguan nga puna nën akuzat se ndihmuan në sulmimin e drejtorit të ri, Enis Abdurrahmanit, pas vendimin për largimin e ish-drejtorit Rafet Ibishi.

Portali lokal, “Mitropol” raporton se minatorët protestues ndodhen në Polici, pas arrestimit.

Drejtori i Trepçës, Enis Abdurrahmani kishte urdhëruar udheheqësin e Njësisë Biznesore Minierat me Flotacuion, Nexhat Dedia që t’i suspendoj përkohësisht nga puna të gjithë protestuesit.

Sipas dokumentit te siguruar ekskluzivisht nga Mitropol, ky vendim erdhi pasi dreitori Abdurrahmani vlerësonte se greva e minatorëve ishte e paarsyeshme.

“Për mosrespektimin e urdhëresës, do te ndërrmeren

masa adekuate ligjore”, thuhej në dokument.

Mitropol kontaktoi me Sekretarin e Trepçës,  Fuad Halitin por i njejti ndodhej në pushim vjetor, ndërkaq  Mitropol tentoi të kontaktojë edhe me udheheqësin e Njësisë Biznesore Minierat me Flotacuion, Nexhat Dedian, por i njejti ishte i paçasshëm në telefon.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments