Policia e Kosovës ka arrestuar dy të burgosurit që u arratisën sot nga Qendra Korrektuese në Lipjan.
Kështu është bërë e ditur nga Shërbimi Korrektues.
Sipas Shërbimit Korrektues një nga të burgosurit ishte i dënuar me një vit burgim për dhunë në familje, ndërsa tjetri i burgosur ishte i dënuar për asgjësim, dëmtim të pasurisë dhe vjedhje.
Nga SHKK kanë thënë se pas arrestimit të njëjtit janë dorëzuar te autoritetet e SHKK’së për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik, se pas letër – rreshtimit të lëshuar nga SHKK për të arratisurit A.K dhe SH.XH, policia e Kosovës ka arrestuar të njëjtit. Të njëjtit pas arrestimit nga policia e Kosovës janë dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme“, thuhet në njoftim.