Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeArrestohen dy persona me shtetësi turke në Aeroportin e Prishtinës, dyshohen për...

Arrestohen dy persona me shtetësi turke në Aeroportin e Prishtinës, dyshohen për dokumente të falsifikuara

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në mëngjes dy shtetas turq, të cilët dyshohet se kanë prezantuar dokumente udhëtimi që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Të njëjtit pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje.

“ANP Adem Jashari 05.05.2023 – 08:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas turk, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur, duke prezantuar dokument udhëtimi, i cili dyshohet të jetë i falsifikuar. Me vendim të prokurorit, dokumenti i dyshuar është konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

ANP Adem Jashari 05.05.2023 – 08:50. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase turke, nën dyshimin se e njëjta ka kryer veprën e cekur, duke prezantuar dokument udhëtimi, i cili dyshohet të jetë i falsifikuar. Me vendim të prokurorit, dokumenti i dyshuar është konfiskuar, ndërsa e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments