Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeArrestimi në Leposaviq, Petkoviq: Ai s’kishte faj, e prangosën policë me rroba...

Arrestimi në Leposaviq, Petkoviq: Ai s’kishte faj, e prangosën policë me rroba civile, me veturë me targa KM

E ashturuajtura zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë e ka quajtur “torturë të Albin Kurtit” arrestimin e serbit U.V. në Leposaviq.

Policia e Kosovës konfirmoi paraprakisht se e ka arrestuar një person të nacionalitetit serb i cili dyshohet se ishte i përfshirë në sulmin ndaj gazetarëve më 16 qershor dhe se deri te kjo kishte ardhur përmes një hetimi intensiv dhe provave të siguruara.

“UV është arrestuar kur ka shkuar në punë sot herët në mëngjes dhe është arrestuar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës të Kurtit me rroba civile, madje njëri prej të cilëve ishte duke drejtuar veturën me targa KM”, thuhet në reagimin e kësaj zyre.

Zyra e udhëhequr nga kryenegociatori serb, Petar Petkoviq thotë se serbi i arrestuar s’është kriminel, por “një djalosh që nuk kishte asnjë faj”.

“Kurti pa asnjë provë, përkundër fakteve që e mohojnë, arreston serbët çdo ditë, ndërsa ndërkombëtarët e kthejnë kokën në anën tjetër dhe bëjnë sikur nuk i shohin shkeljet e të gjitha të drejtave elementare të serbëve, keqtrajtimet e përditshme të Kurtit, fizik, juridik. dhe dhunë institucionale ndaj popullit tonë”, thuhet në reagim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments