Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeArrestimi i Ilir Metës dhe Salianjit, opozita në Shqipëri proteston më 29...

Arrestimi i Ilir Metës dhe Salianjit, opozita në Shqipëri proteston më 29 tetor

Një sulm ndaj opozitës e konsideroi Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha arrestimin e aleatit të tij politik, Ilir Metës.

Si ish deputeti i PD Ervin Salianji, edhe Meta, sipas Berishës janë prangosur për motive politike.

Ai bëri thirrje për mobilizim të qytetarëve, por edhe të vetë strukturave të partisë që ai drejton ne protestës e radhës do të mbahet në datën 29 tetor.

“Të sakrifikojmë e të shpëtojmë vendin tonë. Mos prisni kurrë që të tjerë do vijnë të qëndrojnë për ne. Janë opozitarët shqiptarë ata të cilët kanë meritën e madhe, kanë vullnetin e vendosmërinë për t’u ngritur. Janë ata që i rezistuan përpjekjeve për t’i asgjësuar e sot vijnë më të fortë se kurrë. Koha nuk është e fjalëve, por e veprimit. Drejtues të PD kërkohet përkushtimi juaj më i madh i jetës suaj t’u prijmë qytetarëve, demokratëve në këtë betejë vendimtare. Më datën 29, udhëheqësit e PD në qarqe marrin përsipër të organizojnë në rang qarku paralizimin këtij regjimi”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments