Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeArrestimet mbi dyshimet për dallavere me rezervat, Kurti paralajmëron deklarim gjatë ditës...

Arrestimet mbi dyshimet për dallavere me rezervat, Kurti paralajmëron deklarim gjatë ditës së sotme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar shkurtimisht para gazetarëve për aksionin e ndodhur sot ku kanë mbetur të arrestuar dy zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Ridvan Muharremi i “Bukë e Zemër”

Kurti nuk është përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me këto arrestime duke dhënë përgjigje për masat përkrahëse të Qeverisë për efiçiencën e energjisë, ndërkohë ka thënë se për zhvillimet e sotme do të flasin sot gjatë ditës.

“Për cështjet e tjera jashtë efiçiencës deklarohemi gjatë ditës sot”, ka thënë Kurti.

Dy zyrtarët e MTI dhe Ridvan Muharremi janë arrestuar mbi dyshimet dallavere me rezervat e shtetit./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments