Sunday, November 24, 2024
HomeBotaArmenia thotë se Azerbajxhani vrau një ushtar të saj

Armenia thotë se Azerbajxhani vrau një ushtar të saj

Armenia tha se snajperistët azerbajxhanas vranë të mërkurën një ushtar të saj.

Ministria e Mbrojtjes e Armenisë tha se ushtria e Azerbajxhanit hapi zjarr në pjesën Jerask të kufirit.

Ministria tha se “i dënon ashpër veprimet e palës azerbajxhanase” dhe paralajmëroi se ato “nuk do të mbeten pa përgjigje”.

Azerbajxhani nuk ka dalë ende me ndonjë koment, por të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkaktimin e incidenteve kufitare në javët e fundit.

Vitin e kaluar, Armenia dhe Azerbajxhani kanë luftuar gjashtë javë për rajonin e Nagorno Karabakut.

Ky rajon është njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por është kontrolluar nga armenët etnikë qysh në fillim të viteve 1990.

Rreth 6,000 njerëz janë vrarë në luftimet e vitit të kaluar, që kanë përfunduar me një marrëveshje armëpshimi të ndërmjetësuar nga Moska, raporton REL.

Sipas marrëveshjes, një pjesë e Nagorno Karabakut dhe të shtatë rrethet përreth tij janë vendosur nën administrimin e Azerbajxhanit, pas gati 30 vjetësh nën kontrollin e forcave etnike armene.

Ushtari i vrarë të mërkurën është ushtari i dhjetë armen që raportohet të jetë vrarë nga forcat azerbajxhanase prejse ka hyrë në fuqi marrëveshja për armëpushim, nëntorin e vitit të kaluar.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments