Deputeti nga radhët e LDK’së, Armend Zemaj, ka njoftuar se sot ka vdekur mësuesja e tij, Hazbije Muhaxheri.
Ai u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve e të afërme të saj, derisa ka thënë se kontributi i saj në arsim do të vlerësohet përherë.
“Mësuesja ime e dashur, Hazbije Muhaxhiri, sot paska ndërruar jetë. Kontributi i saj në arsim do të vlerësohet përherë, ndërsa mirënjohja, falënderimi dhe kujtimet e mia për të do të jenë të përjetshme. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Muhaxhiri, miqve e të afërmve. Pusho e qetë në përjetësi, mësuesja Hazbije!”, ka shkruar Zemaj.
Për vdekjen e Muhaxhirit, ka shkruar edhe analisti Imer Mushkolaj, i cili ka qenë në një klasë me Zemajn.
“Mësuesja ime e parë, Hazbije Muhaxhiri, ka vdekur sot. Nuk gjej fjalë ta përshkruaj dashninë dhe mirësinë që ajo ka dhuruar gjatë gjithë jetës. Do të na mungosh shumë Mësuesja Hazbije”, ka shkruar Mushkolaj.