Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeKosovaArifi me një videomesazh: Sovraniteti shtrihet vetëm në koordinim me miqtë, me...

Arifi me një videomesazh: Sovraniteti shtrihet vetëm në koordinim me miqtë, me Amerikën nuk ka lojë

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi përmes një videomesazhi e ka dënuar ashpër dhunën në veri të vendit.

“Është e rëndësishme dhe jetike që të kemi një Republikë të Kosovës e cila ka një sovranitet të shtrirë në gjithë territorin e saj, por kjo arrihet vetëm me sinkronizim dhe koordinim me aleatët dhe miqtë tanë ndërkombëtarë, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Arifi.

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që “me përkushtimin më të thellë të ruajë marrëdhëniet e ndërtuara me dekada me miqtë tanë ndërkombëtarë”.

“Me Amerikë nuk ka lojë!”, ka thënë Arifi.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments