Wednesday, March 12, 2025
HomeLajmeKosovaGarë e fortë në Gjakovë, Gjini vazhdon të jetë në epërsi ndaj...

Garë e fortë në Gjakovë, Gjini vazhdon të jetë në epërsi ndaj Kusari Lilës

[21:42] Janë numëruar mbi 46% e votave në komunën e Gjakovës, ku po vazhdon të prijë Ardian Gjini. Gjithsesi, epërsia e tij po shkon duke u zvogëluar kundrejt kandidates së VV-së, Mimoza Kusari Lila.

Ardian Gjini ka 9.008 vota apo 47.03%. Mimoza Kusari Lila ka 7.746 vota apo 40.44%.

Nëse qëndron rezultati kështu, kjo komunë do të shkojë në balotazh.

[21:12] Janë numëruar rreth 32% e votave në komunën e Gjakovës, ndërkohë që Mimoza Kusari Lila ka ngushtuar epërsinë në krahasim me Ardian Gjinin.

Gjini ka rënë nën 50% për herë të parë prej fillimit të numërimit të votave.

Gjini ka 6.394 vota apo 49.89% të votave. Kusari Lila nga VV ka 4.613 vota apo 35.99% të votave.

[20:44] Ardian Gjini i AAK-së, është në epërsi të madhe ndaj kandidatëve të tjerë në komunën e Gjakovës derisa janë numëruar afër 20% të votave.

Gjini ka 54.85% të votave apo 4.083 vota.

Në vendin e dytë është Mimoza Kusari Lila e VV-së me 28.91% të votave apo 2.152 vota gjithsej.

Në vendin e tretë është Ferdinand Kolaj nga PSHK me 5.59% të votave apo 416 vota. /Gazeta Express/

20:13 – Ka filluar numërimi i votave në disa vendvotime në komunën e Gjakovës. Pasi procesi i votimit është mbyllur në orën 19:00, ka filluar numërimi i parë ku prin kandidati i AAK-së, Ardian Gjini.

Ardian Gjini nga AAK ka 60.42%

Mimoza Kusari Lila nga VV ka 16.63%

Ferdinand Kolaj nga PSHDK ka 8.29%

Arbënesha Kuqi  nga PDK ka 6.54%

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments