Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeArdhja e bashkatdhetarëve – Mobilizohet QKMF në Prishtinë, Hashani: Kemi barna mjaftueshëm

Ardhja e bashkatdhetarëve – Mobilizohet QKMF në Prishtinë, Hashani: Kemi barna mjaftueshëm

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare(QKMF), në Prishtinë është mobilizuar me staf e barna në mënyrë që të përballojë fluksin e bashkatdhetarëve gjatë muajve të verës, ka konfirmuar kryeshefi i Departamentit të Mjekësisë Familjare në këtë Qendër, njëherit specialisti i shërbimeve të mjekësisë familjare, Valdet Hashani.

Ndonëse ka thënë se në këtë periudhë edhe stafi mjekësor është në pushim, ata kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme në mënyrë që t’u dalin në ndihmë qytetarëve sidomos kur po mbretërojnë temperaturat  e larta.

Sa i përket pajisjeve apo barnave ai ka thënë se kanë mjaftueshëm, meqë menaxhmenti i QKMF-së me Drejtorinë e Shëndetësisë kanë bërë një plan duke pasur parasysh se gjatë verës ka edhe kërkesa më të mëdha.

“Ju e dini se edhe personeli shëndetësor këto ditë fillon pushimet vjetore, mirëpo jemi munduar që kapacitetet tona ose burimet tona njerëzore t’i shpërndajmë në njësi të cilat i kemi të shpërndara në qytet. Kjo, marrë parasysh se Prishtina e ka një Qendër Kryesore të Mjekësisë Familjare që është njësi administrativo-shëndetësore, por i kemi edhe 15 qendra të mjekësisë familjare dhe po aq ambulanta nëpër regjione e fshatra. Dhe në këtë mënyrë e kemi distribuimin jashtëzakonisht të mirë edhe të rrjetit të infrastrukturës fizike apo edhe personelin”.

“Sa i përket pajisjeve apo barnave kemi mjaftueshëm, meqë menaxhmenti i QKMF-së me Drejtorinë e Shëndetësisë ka bërë një plan ose një projekt pak më të gjerë meqë kemi parasysh se gjatë verës kemi edhe kërkesa më të mëdhaja, këtyre ditëve mund të themi se është rritur numri diku për dhjetë ose njëzet përqind, por ky është vetëm fillimi i temperaturave të larta. Ndërsa gjatë muajit korrik, pra gjatë këtyre dy javëve të muajit korrik dhe gusht sigurisht që numri do të rritet dhe me këtë do rritet edhe fluksi”.

“Sa i përket shtretërve zakonisht Qendrat e Mjekësisë Familjare kanë shtretër për infuzione zakonisht pasi këto janë trajtime ditore, mirëpo shërbimi shëndetësor ofrohet 24 orë, pacientët mund të vijnë gjatë 24 orëve dhe të marrin shërbime dhe trajtohen më pas në shtëpi. Pra marrin ndihmën e parë dhe vazhdon trajtimin në shtëpi”, u shpreh Hashani.

Mjeku Hashani tha se këto ditë qytetarët ankohen për dhimbje koke, barku të vjella, por që nuk vien si shkak i infeksioneve, por i temperaturave.

“Zakonisht trajtimi më primar që bëhet është rehidrimi, nëse nuk ka infeksione, nëse ka infeksione varësisht nga infeksioni kemi trajtime antivirale, antibakteriale e kështu me radhë, por këtyre ditëve kemi më tepër vjellje, por jo për shkak të infeksioneve. Nuk përjashtohen mundësistë që të paraqiten edhe gastroenteritet”, tha Hashani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments