Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë disa fjalë pas ardhjes së 4680 vaksinave nga Austria.
Ai ka thënë se miqësia jonë me popullin austriak është e përjetshme.
“Ardhja e 4 mijë e 680 vaksinave të Pfizer, është lajm i mirë. Austria përveç këshillimeve që i kemi pasur na shtriu dorën me vaksina, ashtu si gjatë historisë. Çdo vaksinë është e mirëseardhur. “Gjatë vizitës zyrtare në Vjenë, në takim me ministrin federal të Shëndetësisë, z. Rudolf Anschober, pata theksuar se miqësia e popullit austriak për popullin tonë është vlerë e veçantë”.”, shkroi ai në Facebook.
“Faleminderit Ambasador, z. Christoph Ëeidinger dhe ish minister, z. Rudolf Anschober. Faleminderit znj. Ursula von der Leyen dhe komisionerit z. Olivér Várhelyi. Miku njihet në ditë të vështira!”, shtoi Zemaj.