Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaArben Vitia sot jep dorëheqje nga Ministria e Shëndetësisë

Arben Vitia sot jep dorëheqje nga Ministria e Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot do të dalë në konferencë për media, për të lajmëruar dorëheqjen e tij nga kjo pozitë.

Këtë e kanë bërë të ditur për Express burime brenda Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe, për konferencën e Vitisë ka njoftuar sot edhe Zyra e Kryeministrit, përmes një komunikate për media.

Konferenca do të mbahet në orën 11:00, në ndërtesën e Qeverisë.Vitia do ta zyrtarizojë dorëheqjen nga posti i ministrit të Shëndetësisë, pasi është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prishtinës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments