Saturday, November 23, 2024
HomeTop LajmetArben Gashi: Sot partia e Kurtit dhe Lista Serbe votuan që t’i...

Arben Gashi: Sot partia e Kurtit dhe Lista Serbe votuan që t’i paguhen faturat e energjisë serbëve në veri

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 61 vota për, i kanë miratuar rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me propozimin që Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) të marrë përgjegjësinë për pagesën e rrymës për serbët në katër komunat veriore.

Ndaj këtij vendimi të Kuvendit ka reaguar shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai tha se partia e Albin Kurtit dhe Lista Serbe votuan së bashku që nga buxheti i shtetit të paguhen faturat për energjinë e shpenzuar nga serbët në veri.

“Dikur çirreshin dhe mallkonin nga Kuvendi i Republikes dhe studiot televizive, qe te mos paguheshin faturat per energjine elektrike te shpenzuar nga Serbet ne veri. Sot, partia e Albin Kurtit se bashku me Listen Serbe votuan qe nga buxheti i shtetit te paguhen faturat e energjise se shpenzuar nga Serbet ne veri! Ku mbeten çirrjet, ku mbeten mallkimet, ku mbet konsistenca?!  Foto qe flet vet!!!”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/ArbenGashiLDK/posts/4035371079842288

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments