Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sot ka aprovuar Udhëzimin Administrativ për kërkime arkeologjike.
Ky Udhëzim Administrativ sipas Ministrisë së Kulturës, ka për qëllim standardizimin e procedurave të procesit të gërmimit dhe dokumentimin arkeologjik në tërë territorin e Republikës së Kosovës, duke u mbështetur në përvojat bashkëkohore ndërkombëtare dhe legjislacionin vendor në fuqi.
“Përmes këtij udhëzimi do të mundësohet organizimi profesional dhe shkencor i procesit të kërkimeve në fushën e trashëgimisë arkeologjike”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.