Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaAnulohet fluturimi i sotëm që pritej të sillte shtetas shqiptarë nga Izraeli

Anulohet fluturimi i sotëm që pritej të sillte shtetas shqiptarë nga Izraeli

Fluturimi i cili pritej të sillte këtë paradite shtetas shqiptarë nga Izraeli në në aeroportin e Rinasit është anuluar

Pritej që sot në orën 10:00 të kryhej ky fluturim nga Tel Aviv, por prej situatës së krijuar atje në aeroport është anuluar.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar zyrtarisht se nga Izraeli janë kthyer 40 shqiptarë, mbrëmjen e djeshme mes të cilëve edhe shtetas nga Kosova, Maqedonia e Veriut. Ata u pritën nga ministri i Jashtëm Igli Hasani.

Sipas Ministrisë, këto ditë do të ketë sërish të tjera fluturime të posaçme drejt Tel Aviv, ndërkohë që MEPJ është në koordinim edhe me ministritë simotra të vendeve të rajonit për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments