Për shkak të mungesës së stafit në kontrollin evropian të trafikut ajror, Swiss anuloi tre fluturime të tjera mbrëmë. Poashtu, e njëjta kompani ka konfirmuar se një aeroplan i saj është goditur nga rrufeja.
600 pasagjerë kanë mbetur duke u sorollatur në aeroportin e Cyrihut. Linja telefonike zvicerane është e mbingarkuar dhe vetëm tre tavolina shërbimi janë të hapura.
Fluturimet për në Düsseldorf, London City dhe London Heathrow u prekën nga anulimi i mbrëmshëm.
“Përveç kësaj, një aeroplan i joni zviceran u godit nga rrufeja në Luksemburg” ka thënë zëdhënësja e kompanisë.