Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaAnton Quni krah 15 grave synon fitoren në Prizren

Anton Quni krah 15 grave synon fitoren në Prizren

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, është kandidati  për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet që do të mbahen në tetor.

Ai  përmes një postimi në Facebook ka njoftuar që në listën për asamble komunale do të garojë së bashku me 15 gra të tjera.

“Në këto zgjedhje ne garojmë me listën më të mirë, sepse ajo jo vetëm që pasqyron barazi gjinore, por edhe për faktin se, secila nga gratë dhe vajzat që bëjnë pjesë në ekipin tim, kanë vullnetin, dëshirën, shkollimin dhe profesionalizmin e duhur që me kontributin, rolin dhe ndikimin e tyre të sjellin ndryshim për të mirë në Prizrenin që duam”, ka shkruar ai

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor të këtij viti. Për shkak të situatës së rënduar me Covid-19, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kërkuar që kohëzgjatja e fushatës nga 1 muaj në dhjetë ditë.

Në Prizren, Quni ka kundërkandidat kryetarin e tanishëm, Mytaher Haskukën, që vjen nga radhët e Lëvizjës Vetëvendosje, Shaqir Totajn e PDK-së, Zafir Berishën e Nismës, Lulëzim Kabashin nga AAK-ja, Afrim Tejecin nga AKR, Milazim Lushajn, si kandidat të pavarur dhe Xhemajl Smailji nga NDS.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments