Saturday, November 16, 2024
HomeLajmeKosovaAnkohet Qëndron Kastrati: Ministrat e Kurtit nuk po takohen me mua

Ankohet Qëndron Kastrati: Ministrat e Kurtit nuk po takohen me mua

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se ka bërë disa herë përpjekje të takohet me ministrat e Qeverisë Kurti 2, por se të njëjtit zakonisht refuzojnë takimet, përjashtuar këtu ministrin e shëndetësisë, Arben Vitia, të cilin Kastrati e kishte takuar një herë.

 

“Për riparimin e konektorit në Koretin, është një qasje e zyrtarëve të qeverisë që refuzojnë me u taku, dhe me komuniku për secilën çështje, është vetëm ministri Arben Vitia me të cilin unë kam mundur me kontaktu deri më tani, jo vetë me mua, por me të gjithë kryetarët”, tha ai.

“Ministrit Hekuran Murati i kam dërgu me dhjeta mesazhe, dhe email, dhe refuzon veq me bisedu dhe me kontaktu, gjithashtu edhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit, dhe Infrastrukturë, Ministria e Bujqësisë. Asnjë kryetar përveç zyrtarëve tyre nuk pranojnë mu taku, përjashtim ministrin e shëndetësisë për shkak të pandemisë.”, tha Kastrati në Prime Time, në Kanal10.

Kastrati ka thënë se nuk po mund ti adresojnë problemet e komunës për shkak të mungesës së kontakteve me zyrtarët e Qeverisë Kurti 2.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments