Sunday, November 17, 2024
HomeLajmeKosovaAnkesa e avokatit të Veselit e suksesshme, gjykatësi vendos t’i japë urdhër...

Ankesa e avokatit të Veselit e suksesshme, gjykatësi vendos t’i japë urdhër prokurorisë për dosjen paraprake

Ankesat e avokatëve të krerëve të UÇK-së, konkretisht të avokatit të Veselit, Ben Emmerson për datën e dhënies së dosjes paraprak kanë rezultuar të suksesshme.

Gjykatësi francez, Nicollas Guillou, ia ka bërë të ditur prokurorisë se e ka zvarritur çështjen dhe për dosjen paraprake do të jap një urdhër për datën se kur ajo duhet të dorëzohet.

“Unë do të vendos për dhënien e dosjes paraprake, do të vendos afat. Po i afrohemi 1-vjetorit të procedurës paraprake dhe duhet të vendosim për afatet”, tha ai, raporton lajmi.net.

Ai bëri të ditur se ky afat do të jepet qysh në seancën e radhës për ecurinë e çështjes.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments