Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica në një intervistë në FRONTAL të T7 të autorit Arsim Lani, ka folur rreth kërkesës së tij drejtuar Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për informacione rreth parave të harxhuara për rezerva shtetërore. Korenica ka thënë se ministria i ka kthyer një përgjigje por thotë se është ndarë i pakënaqur me përgjigjen që ka marrë, meqë i është kthyer vetëm një dokument për rezervat shtetërore i cili edhe është publik.
Korenica ka thënë se arsyeja pse ka bërë kërkesë për informacione rreth shpenzimit të parasë së taksapaguesve është të që nxirrej e vërteta dhe të mos lejoheshin manipulimet në publik.
Ai tutje ka thënë se kjo që ka ndodhur me rezervat shtetërore nuk do të duhej të ishte temë, meqë sipas tij do të duhej të ishin marrë masat parandaluese që informacione të klasifikuara të mos rridhnin në publik.
Korenica ka thënë se çdo sasi duhet të jetë në Kosovë dhe asnjëra prej porosive nuk duhet të vazhdojë të qëndrojë jashtë Kosovës, meqë sipas Korenicës në rast të ndonjë krize mund të ketë komplikime.
Deputeti i VV-së ka thënë se në kontratat e nënshkruara do të duhej të përshkruheshin në mënyrë precize të gjithë hapat, në mënyrë që të mos ndodhin gjëra të tilla.
“Nuk do të duhej të ishte temë. Do të duhej të merreshin masat preventive, që të mos ndodh që informacione të klasifikuara të rrjedhin në publik. Personat që janë të përfshirë do të duhej të nënshkruanin një deklaratë nën betim, që nuk japin informacione të kësaj natyre tek individë të caktuar. Përndryshe çdo pagesë që është kryer për produkte për rezerva shtetërore, çdo sasi duhet të jetë në Kosovë. Asnjëra prej këtyre sasive nuk duhet të vazhdojë të qëndrojë jashtë Kosovës. Sepse në rast të një krize, mund të ketë komplikime kur shtetit i duhet ai mall. Në kontrata duhet përshkruhet në mënyrë precize çdo lëvizje, në mënyrë që të mos ballafaqohemi me teknikalitete të tilla. Pastaj kemi edhe shtetet mike. Duhej përfshiheshin në mënyrë direkte me ambasadat, në mënyrë që të mos kemi komplikim”, ka thënë Korencia në FRONAL të T7.
I pyetur se cili është faji i ministres Rozeta Hajdari në gjithë këtë që ka ndodhur, Korenica ka thënë se s’është as gjykatës e as prokuror të caktojë fajin, por ripërsëritur që paratë e taksapaguesve duhet të jenë transparente.
“Unë konsideroj që faj ministres… s’jam as gjykatës as prokuror për të determinu çfarë faji është bërë. Thash në fillim që paratë e taksapaguesve duhet të jenë transparente”, ka theksuar tutje ai.
I pyetur për angazhimin e Ridvan Muharremi, Korenica ka thënë se në marrëveshje kontraktuale nuk ka kryen rol besimi, por nenet e marrëveshjes në të cilën ke hyrë.
“Në marrëveshje kontraktuale nuk kryen rol besimi. Është krejt trivial. Në marrëveshje luajnë rol nenet. Prandaj këto janë elemente shumë të rëndësishme kur merresh vesh. Këtu ndoshta duhet përfshihen edhe institucionet kredibile financiare që të garantojnë sasinë e mallit”, ka thënë Korenica./