Friday, September 20, 2024
HomeLajmeAnëtarësimi në Këshill të Evropës, dy juristë eminentë po qëndrojnë në Kosovë

Anëtarësimi në Këshill të Evropës, dy juristë eminentë po qëndrojnë në Kosovë

Në Kosovë janë duke qëndruar dy juristë eminentë të Këshillit të Evropës, të cilët po analizojnë ligjet dhe kushtetutën nëse ato janë në përputhje me standardet, vlerat dhe normat e këtij institucioni evropian. Të njëjtit po mbajnë takime dhe po intervistojnë përfaqësues të ministrive përkatëse dhe institucioneve të pavarura për të marrë informacione për gjendjen e legjislacionit në rrafshin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të minoriteteve.

Kjo analizë pritet të rezultojë në një raport që do t’i dërgohet raportueses për Kosovën në Këshill të Evropës, Dora Bakoyannis, e cila ka obligim të hartojë raportin final.

Deri më tani, juristët eminentë kanë takuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe kabinetin e saj, deputetë të komisioneve përkatëse parlamentare, përfaqësues të shoqërisë civile etj..

Më 12 maj të vitit 2022, Kosova paraqiti kërkesën për anëtarësim në Këshill të Evropës, ndërsa Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, në nivel të ambasadorëve, ka vendosur më 24 prill të këtij viti të përcjellë këtë kërkesë për procedurë të mëtejshme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Raporti për përputhshmërinë legjislative dhe kushtetuese të Kosovës me Këshillin Evropës, pritet të shkojë për votim në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, dhe pastaj në Komitetin e Ministrave për votim, por kësaj radhe në nivel të ministrave të Punëve të Jashtme.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Arben Fetoshi, thotë për KosovaPress, se vizita e juristëve eminentë të KiE-së, është më shumë teknike dhe se të njëjtit pritet të bëjnë vlerësimin e përputhshmërisë së sistemit juridik të Kosovës me standardet e Këshillit të Evropës.

Ai shton se Kosova sa i përket legjislacionit ka avancuar, mirëpo thekson çalimin në implementimin e tij. Fetoshi përmend si sfida që do të theksohen në raport moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit dhe vonesat në miratimin e Kodit civil.

Krahas këtyre, ai nënvizon edhe problemet politike që do të shfaqen për anëtarësimin e Kosovës në KiE, sidomos edhe në rrethanat aktuale të dialogut Kosovë-Serbi dhe masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments